Besnik Hasi thyen tabutë, merr drejtimin e Olimpiakosit

Besnik Hasi ka thyer të gjitha tabutë dhe ka marrë besimin e presidentit të Olimpiakosit duke u bërë trajneri i parë shqiptar në timonin e skuadrës greke të futbollit...

Besnik Hasi thyen tabutë, merr drejtimin e Olimpiakosit

Për herë të parë në histori, skuadra greke e Olimpiakosit do të drejtohet nga një trajner shqiptar.

Besnik Hasi ka thyer të gjitha tabutë dhe pavarësisht paragjykimeve ka marrë besimin e presidentit të skuadrës greke të futbollit, me objektivin e vetëm që Olimpiakosi të fitojë dy trofetë të Greqi dhe të ketë një ecuri të mirë në Ligën e Kampioneve.

“Pas takimit që pata me presidentin Marinaqis, ai më dha dy arsye përse donte të më besonte stolin e Olimpiakosit. Ai nuk donte që skuadra e tij të përsëriste sezonin e shkuar, kur mbeti jashtë grupeve të Ligës së Kamioneve, si dhe i besoi eksperiencave të mia me dy klube të mëdha si Andërlehti dhe Legia e Varshavës. Unë e di që të drejtosh një skuadër të tillë ke presion të madh, pasi synimet janë të mëdha. Më është bërë e qartë se duhet të fitoj titullin në Greqi dhe të shkoj sa më larg në Ligën e Kampioneve. Besoj se do të kem sukses edhe në Greqi, ashtu siç kisha te Andërlehti”, ka thënë Hasi për gazetën sportive “Voetbalkrant”.



Lajme të ngjashme