Turqia shpallet kampione e Evropës në taekwondo, fiton 30 medalje në total

Turqia ka fituar të hënën medaljen e artë si ekip kombëtar në Kampionatin 13. Evropian të Pumses, i cili u organizua në ishullin grek të Rodit, më 7-8 maj...

728971
Turqia shpallet kampione e Evropës në taekwondo, fiton 30 medalje në total
SPOR TEKVANDO.jpg
türk tekvando takımı hollanda.jpg
tekvandoculardan 30 madalya.jpg

Turqia ka fituar të hënën medaljen e artë si ekip kombëtar në Kampionatin 13. Evropian të Pumses.

Sipas një komunikate me shkrim të Federatës Turke të Taekwondos, ekipi kombëtar i Turqisë ka fituar gjithsej 30 medalje (18 ari, 5 argjendi dhe 7 bronzi) në kampionatin, që u organizua nga Unioni Evropian i Taekwondos (ETU) në ishullin grek të Rodit, më 7-8 maj, duke garantuar kështu titullin e kampionit të Evropës.

Në këtë eveniment, Turqia u përfaqësua 61 sportistë në total (31 femra dhe 30 meshkuj).

Kjo ishte medalja e artë e dytë radhazi për kombëtaren turke të taekwondos, pasi Turqia u rendit në krye të tabelës edhe në Kampionatin 12. Evropian të Pumses, organizuar në Serbi në vitin 2015.



Lajme të ngjashme