Studentët shqiptarë fitojnë Kampionatin Botëror të Futbollit në “Hacettepe”

Turneu prestigjioz i Kupës së Botës “Hacettepe 2017’’ u zhvillua nën përkujdesjen e Universitetit të Hacettepe-së.

727612
Studentët shqiptarë fitojnë Kampionatin Botëror të Futbollit në “Hacettepe”

Të premten më datën 05.05.2017 në ora 16:00 në Ankara u luajt finalja e futbollit për studentët në Turqi. Turneu prestigjioz i  Kupës së Botës “Hacettepe 2017’’ u zhvillua nën përkujdesjen e Universitetit të Hacettepe-së.

Turneu në fjalë filloi më datë 1 prill kur edhe u luajtën ndeshjet hapëse. Në këtë garë kishte një pjesëmarrje shumë të madhe ku plot 16 kombëtare patën synimin dhe objektivin të arrinin në finalen e madhe.

Mbas ndeshjeve të grupeve nga këto skuadra vetëm 8 të tilla patën fatin të kalonin në çerekfinale ku edhe ndeshjet e gjigandëve nuk munguan.

Ndër përballjet më interesante në këtë fazë ishin ato mes kampionit të një viti me pare Gjermanisë dhe Shqipërisë ku fituese doli kjo e dyta me rezultatin 3-1. Mbas kësaj fitoreje u hap rruga për gjysmë finalen dhe më pas në finale.

Nga krahu tjetër ishte Turqia e cila me një ekip fantastik kaloi në finale. Ndeshja e finales në mes Turqisë dhe Shqipërisë ishte një përballje titanësh ku me disiplinë në loje dhe me pozicionim të mirë të lojtarëve ekipet ishin shumë të kujdesshme ku pjesa e parë u mbyll pa gola. Në pjsën e dytë e para që shënoi ishte Shqipëria ku më pas Turqia barazoi rezultatin.

Ndeshja shkoi me penallti ku mbas një pritje të portierit të Shqipërisë Murati dhe saktësisë së lojtareve të Shqipërisë ishte ajo që e fitoi dhe e ngriti lart për herë të parë këtë kupë të “Hacettepese’’.

Kjo ndeshje mbi të gjitha kishte një karakter shumë të afërt dhe vëllazërore duke e ditur edhe pikat e përbashkëta në historinë e lavdishme të këtyre dy shteteve.

Ishte një atmosferë shumë e këndshme  ku tek të gjithë ekzistonte një bindje që sido që të shkoje ndeshja dhe në fund sido që të jetë rezultati final ne jemi  një familje e madhe sepse bashkë jemi më të fuqishëm pasi që “Vetëm jemi një pikë ndërsa bashkë një oqean”.

Kapiteni i ekipit Kasem Zotkaj nga qyteti i Beratit u shpreh shumë i kënaqur me performancën e ekipit ku entuziazmi i tij nuk fshihej as në festën e pas ndeshjes ku ndër  të tjera ai tha: ‘’Jemi shumë të lumtur për këtë fitore të arritur me një përgatitje të kujdesshme që na ka ndihmuar shumë të përqendrohemi në të luajturit e një loje që na ka sjellë rezultate pozitive dhe fale kësaj vazhdimësie ndeshjet i kemi përgatitur me radhë një nga një duke mos lejuar euforinë të na shpërqendrojë nga objektivi parësorë dhe madhorë që në fund e kemi arritur duke e merituar atë ” .

Ndër ato që spikatën në këtë turne ishte edhe portieri Arbnor Murati nga qyteti i Ulqinit i cili njëherit u shpall portieri më i mirë i këtij kampionati. Ai ishte shume i kënaqur me këtë fitore të madhe të arritur ku ndër të tjera theksoi:’ ’Kemi  punuar shumë për të arritur deri këtu ku në fund na u shpërblye në mënyrën më të mirë kjo sakrificë që ishte një varg i javëve ashtu siç çdo sukses që nuk arrihet brenda një nate por me anë të një procesi që me anë të etapave dhe sfidave që ne u përballem në mënyrën më pozitive dhe optimiste duke ia dalë mbanë jo si individë por si grup i konsoliduar dhe i ekuilibruar jashtë fushe dhe brenda saj në të gjitha pozicionet e formacionit zyrtar’’.

Edhe lojtaret e tjerë të skuadrës ndihen shume krenar dhe të lumtur për këtë sukses te arritur. Kladi Koci, Betim Braha, Enis Krasniqi, Samoeni Brahimi, Suard Cengu, Klajdi Hoxha, Klint Mane, Endri Balla, Anri Koni, Amarildo Uruci, Arlind Bilbilaj dhe Ermal Hanko.

Për studentët është shume e rëndësishme të merren me aktivitete të tilla. Përveç aktivitetit fizik që kanë ata edhe njohin njëri tjetrin dhe forcojnë vëllazërinë për të mbjellë dashuri dhe për ti korrur ato për një botë në paqe dhe një botë tolenace dhe bashkëjetese në mes të kulturave dhe traditave të ndryshme.

Ne si staf i TRT-së i urojme ekipit të studenteve nga të gjitha trevat shqiptare suksese të mëtutjeshme.



Lajme të ngjashme