Spanjë – Zinedine Zidane: Real Madridi do të fitojë, nuk merret me llogari

“Ne do të luajmë fort, por nuk do të bëjmë llogari. Dëshirojmë që të fitojmë dhe kaq.” Kështu është shprehur trajneri Zinedine Zidane para ndeshjes çerekfinale kthim të Ligës së Kampioneve mes Real Madridit të tij dhe Bayern Munich...

715182
Spanjë – Zinedine Zidane: Real Madridi do të fitojë, nuk merret me llogari

“Ne do të luajmë fort, por nuk do të bëjmë llogari. Dëshirojmë që të fitojmë dhe kaq.” Kështu është shprehur trajneri Zinedine Zidane para ndeshjes çerekfinale kthim të Ligës së Kampioneve mes Real Madridit të tij dhe Bayern Munich.

Kampionët e Evropës në fuqi kanë fituar 2-1 në Gjermani, por nuk ndihen të sigurt duke patur parasysh forcën e rivalëve.

“Në shtëpi apo jashtë, Bayern nuk ndryshon asgjë nga moduli i lojës dhe për këtë do të na vënë në vështirësi. Jam i sigurt se ata do të bëjnë një paraqitje të madhe, por edhe ne duhet të luajmë më të mirën tonë”, theksoi Zidane.

Tekniku francez konfirmoi gjitashtu mungesën e Gareth Bale.

“Ai nuk do të luajë, por shpresoj që të rikuperohet për në 'klasiken' e së dielës. Kush do të luajë në vend të tij ndaj Bayern? Unë tashmë e kam vendosur, por nuk po e them”, përfundoi ai.



Lajme të ngjashme