Argjentinasi Paulo Dybala zgjat kontratën me Juventusin deri në viti 2022

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, i papërmbajtshëm të marten në Ligën e Kampioneve kundër Barcelonës, ka zgjatur kontraten e tij me Juventusin deri në vitin 2022, bëri të ditur të enjten klubi italian...

Argjentinasi Paulo Dybala zgjat kontratën me Juventusin deri në viti 2022

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, i papërmbajtshëm të marten në Ligën e Kampioneve kundër Barcelonës, ka zgjatur kontraten e tij me Juventusin deri në vitin 2022, bëri të ditur të enjten klubi italian.

I transferuar gjatë verës së 2015-s në Torino nga Palermoja, Dybala (23 vjeç) e kishte kontratën aktuale deri në vitin 2020.

Tashmë me performancë të kënaqshme me ekipin torinez të futbollit, ai tregoi klasin e tij të madh në ndeshjen e të martës kundër Barcelonës duke shënuar dy gola në fitoren e Juventusit 3-0.

Në 82 ndeshje të luajtura me fanellën e Juventusit, ai ka shënuar 39 gola.



Lajme të ngjashme