Itali – Collina, seminar me 53 gjyqtarë të FIFA-s për Botërorin 2018 në Rusi
Është hapur zyrtarisht të hënën në Koverçano të Italisë seminari i arbitrave elitë të FIFA-s, ku janë mbledhur 53 gjyqtarë nga 6 konfederata kontinentale...

Është hapur zyrtarisht të hënën në Koverçano të Italisë seminari i arbitrave elitë të FIFA-s, ku janë mbledhur 53 gjyqtarë nga 6 konfederata kontinentale.
Seminari është hapur nga Pierluigi Collina, drejtues i Komisionit të Gjyqtarëve të FIFA-s.
Në emër të Federatës Italiane të Futbollit (Figc) pjesëmarrësit në seminar janë përshendetur nga drejtuesi Michele Uva.
“Është një nder i madh që FIFA na ka zgjedhur ne për të organizuar këtë seminar në Koverçano, që vlerësohet si universiteti i futbollit botëror. U uroj të gjithë gjyqtarëve punë të mbarë dhe suksese në këtë seminar, që do të zgjasë deri të premten, edhe në emër të Federatës”, u shpreh Uva.
Gjyqtarët do t’i nënshtrohen gjatë këtij seminari testeve fizike dhe teorike.
Lajme të ngjashme

Fenerbahçe: Ëndrra u bë realitet
Fenerbahçe njoftoi se ka firmosur një kontratë 3.5-vjeçare me futbollistin Mesut Ozil.