Galatasaray përjashton ish-futbollistët Hakan Sukur dhe Arif Erdem për lidhje me FETO-n

Komiteti Ekzekutiv i klubit turk të futbollit, Galatasaray, përjashtoi ish-futbollisët Hakan Sukur si edhe Arif Erdem nga lista e ish-lojtarëve të skuadrës dhe të kombëtares së futbollit...

Galatasaray përjashton ish-futbollistët Hakan Sukur dhe Arif Erdem për lidhje me FETO-n

Komiteti Ekzekutiv i klubit turk të futbollit, Galatasaray, përjashtoi ish-futbollisët Hakan Sukur si edhe Arif Erdem nga lista e ish-lojtarëve të skuadrës dhe të kombëtares së futbollit.

Dy ish-lojtarët po kërkohen nga drejtësia turke me akuzën se i përkasin organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), e drejtuar nga Fethullah Gulen, orkestrues i tentativës për grusht shteti në 15 korrik 2016.

Vendimi u mor të dielën, pasi qeveria turke kishte kritikuar ashpër ekipin e njohur për mbajtjen e tyre si anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme.

Hakan Sukur, shënuesi më i mirë në kombëtaren turke të futbollit, ka luajtur gjtihashtu me Torinon, Interin dhe Parmën.

Ai ndodhet aktualisht në arrati jashtë shtetit, pasi mbi të rëndojnë disa akuza, mes të cilave edhe ajo "për financim të organizatës terroriste".



Lajme të ngjashme