Sot fillojnë ndeshjet për eliminatore për Botërorin 2018

Shqipëria përballet me Italinë, ndërsa Kosova me Islandën

Sot fillojnë ndeshjet për eliminatore për Botërorin 2018

Raundi i pestë për eliminatoret evropiane për FIFA Kupën e Botës "Rusi 2018", fillon sot me 9 ndeshje në 3 grupe.

Në Botërorin 2018 që do të organizohet në Rusi, do të marrin pjesë 13 përfaqësuese nga kontinenti i Evropës, ndërsa sot në grupet D, G dhe I do të luhen 9 ndeshje.

Në grupin G në ora 20:45 Shqipëria do të luaj kundër Italisë, në stadiumin “Renzo Barbera” Palermo, ndërsa Kosova do të përballet me Islandën në ora 20:45, në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër.

Portieri me përvojë i përfaqësueses së Italisë, Gianluigi Buffon, përgatitet që të dalë në ndeshjen e 1000-të në karrierën e tij profesionale, në ndeshjen përballë kombëtares së Shqipërisë.

Portieri 39 vjeçar i cili në Juventus u paraqit në 612 ndeshje dhe në Parma në 220 ndeshje, në rast se i jepet shansë kundër kombëtares së Shqipërisë do të veshë për herë të 168-të fanellën e Italisë dhe 1000 herë në përgjithësi.

Programi i ndeshjeve të sotme të cilat do të zhvillohen në grupe, është siç vijon:

Grupi D:

18:00 Gjeorgji - Serbi

20:45 Austri - Moldavi

20:45 Republika e Irlandës - Uellsi

Grupi G:

20:45 Itali - Shqipëri

20:45 Lihtenshtajn - Maqedoni

20:45 Spanjë - Izrael

Grupi I:

18:00 Turqi - Finlandë

20:45 Kroaci - Ukrainë

20:45 Kosovë - Islandë



Lajme të ngjashme