Barcelona në çerekfinale, përmbysje historike kundër PSG-së me rezultatitn 6-1

Barcelona është kualifikuar për në cerekfinalen e Ligës së Kampioneve pas një ndeshjeje dramatike me Paris Saint Germain, ku fitoi thellë me rezultatin 6-1...

barcelona arda.jpg
Barcelona Parisenjermen.jpg
Përmbledhja e ndeshjes Barcelona - PSG (6-1)
Përmbledhja e ndeshjes Barcelona - PSG (6-1)

Barcelona është kualifikuar për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve pas një ndeshjeje dramatike me Paris Saint Germain, ku fitoi thellë me rezultatin 6-1. Me këtë rezultat ekipi katalanas arriti të përmbysë rezultatin e tri javëve më parë ndaj ekipit parisien, i cili kishte fituar 4-0, duke i dhënë Barcelonës kualifikimin historik.

Barcelona është kualifikuar për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve pas një ndeshjeje dramatike me Paris Saint Germain, ku fitoi thellë me rezultatin 6-1.

Me këtë rezultat ekipi katalanas arriti të përmbysë rezultatin e tri javëve më parë ndaj ekipit parisien, i cili kishte fituar 4-0, duke i dhënë Barcelonës kualifikimin historik.

Barcelona e nisi ndeshjen mjaft mirë duke shënuar gol që në minutën e tretë, me Suarez, ndërsa në minutën e 40 Kurzawa shënon autogol në favor të spanjollëve, që e mbyllin pjesën e parë me dy gola avantazh.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte vazhdim i së parës, pasi Messi shënoi nga pika e 11-metërshit në të 50-n duke e çuar rezultatin në 3-0.

Përmbysja e madhe ishte vetëm 1 gol larg dhe të gjithë filluan të besonin kualifikimin. Por, në kërkim të golit të radhës, spanjollët nënvlerësojnë mbrojtjen dhe Edison Cavani i PSG-së shënon në minutën e 62-të një gol sa për dy, pasi tashmë katalanasve iu duheshin edhe 3 gola të tjerë për t’u kualifikuar.

Megjithatë spanjollët, falë besimit, arritën të shënojnë edhe dy gola të tjerë, me anë të brazilianit Neymar, në minutat e 88-të dhe 90-të, ndërkohë golin e artë të fitores e shënoi Sergi Roberto në minutën e pestë shtesë duke i dhuruar kualifikimin historik ekipit katalanas.



Lajme të ngjashme