Sporti botëror – Roger Federer, një shembull i përgjegjësisë sociale për shumë sportistë

Fondacioni RF i themeluar për arsimin e fëmijëve afrikanë deri tani ka mbështetur 277 mijë fëmijë.

Sporti botëror – Roger Federer, një shembull i përgjegjësisë sociale për shumë sportistë

Roger Federer për shumë prej nesh është një tenist, kampion dhe mbase një emër që mendohet i paarritshëm. Modestia, zotëria, qëndrimi i përmbajtur në fushën e tenisit dhe ndjeshmëria e kanë bërë atë një emër që ka zënë vend në zemrën e sportdashësve. Por a është jeta e tij vetëm tenis, kampion dhe fitore e miliona dollarëve? Çfarë bën ai jashtë fushës së tenisit? Çfarë ka në jetën e tij private? A shkon ai në kinema, teatër, opera dhe balet? Këto për Federer mund të jenë gjëra të zakonshme. Por e vërteta është se Federer që është një person me përgjegjësi sociale është përfshirë në një tjetër projekt social ndër të shumtët që ai ka realizuar.  Të ardhurat që fiton për fondacionin e ndihmës që ka themeluar i vlerëson në mënyrë që të mbështesë të gjithë fëmijët në mbarë botën. Për këtë arsye, të gjitha produktet e përdorura gjatë turneut të tenisit në Australi ku doli kampion, do ti nxjerrë në shitje në internet. Kurse çmimi i këtyre produkteve është tepër i lartë.

Por padyshim që simpatizantët e Federerit do të dëshirojnë disa nga këto produkte për ti vendosur me kënaqësi në një cep të shtëpisë së tyre. Produkti më i lirë i nxjerrë në shitje dhe i firmosur nga kampioni është një kapele që shitet 300 dollarë. Atletet që kishte veshë gjatë kampionatit shiten 25 mijë dollarë, bluza 7 mijë e 518 dollarë, pantallonat e shkurtra dhe peshqiri 5 mijë dollarë dhe fasha e ballit 2 mijë e 518 dollarë. Reklamat duken të çuditshme, mbase kështu ka dëshiruar firma e këtyre produkteve. 

Ndërkaq Fondacioni RF i themeluar për arsimin e fëmijëve afrikanë deri tani ka mbështetur 277 mijë fëmijë. Federer tha se deri në fund të këtij viti kjo shifër mund të arrijë në 1 milion fëmijë. Shpresojmë që këto përgjegjësi të Federerit të jeni shembull për shumë sportistë të tjerë.

Vazhdojmë përsëri me Federer. Mos shkëputjen e tij nga tenisi Ai e dokumentoi me anë të nënshkrimit të marrëveshjes për të qëndruan në fushë deri në vitin 2019. Tenisti Roger Federer, duke nënshkruar marrëveshjen për angazhimin në turneun ATP në Bazel, vendlindjen, do të jetë edhe ankthi i konkurrentëve të tij. “Jam i lumtur dhe mezi pres që do të luaj para publikut tim në vendlindje”, theksoi Federer, i cili për shkak të një dëmtimi vitin e shkuar nuk pati mundësi të luaj në këtë turne. Nëse tenisti 36-vjeçar do të zbatojë marrëveshjen e nënshkruar, në vitin 2019, do të dalë në fushën e tenisit në Bazel në moshën 38-vjeçare. Ai është fitues i shtatë turneve në qytetin e tij të lindjes. Të shohim se çfarë do të na tregojë koha.

Adrian Solano ndërkohë që ishte nisur për në kampionat në fillim u arrestua dhe më pas e gjeti veten përpara gjykatësit. Adrian Solano është një skiator venezuelas. Për kampionatin në Finlandë ai kishte planifikuar të punonte në Suedi. Nga Parisi që shkoi me avion do të kalonte në Suedi me tren. Por surpriza e policisë franceze ia prishi planet. Polici që i kontrolloi pasaportën pasi zbriti nga avioni në Paris, duke pretenduar se sportet dimërore nuk janë të përhapura në Venezuelë, mendoi se Ai ishte një person që donte të hynte në vend si refugjatë duke bërë deklaratë të rreme dhe e arrestoi sportistin venezuelas. Pas marrjes së gjatë në pyetje, falë ftesës së stërvitësit të tij, u la i lirë me kusht dhe u vendos në një hotel. Solano që nuk arriti të bindë autoritetet pavarësisht pajisjeve të skisë u nxor përpara gjykatësit. Me ndihmën e konsullatës së Venezuelës ai arriti të provojë se do të merrte pjesë në kampionatit botëror të skisë. Në kampionatin ku mori pjesë pas kaq shumë peripecish mbaroi i fundit 22 minuta pas fituesit.  Arbritrat që menduan se Solano, që herë të parë në karrierën e tij ai rrëshqiti mbi dëborë kishte humbur, pritën në kureshtje për një kohë të gjatë.

Qendra e skive në Erciyes të rrethit Kayseri është drejt rrugës për tu bërë një nga qendrat më të rëndësishme sportive dimërore në botë. Sportistët e rëndësishëm botëror të snowboard do të vijnë në Erciyes në datën 4 mars. Rrethi i Kayserisë vitet e fundit ka mirëpritur organizime të rëndësishme të sporteve dimërore. Sportdashësit e dinë se edhe vitin e shkuar kupa botërore u zhvillua në Erciyes.

Ndërkaq vazhdon e Euro Liga e TYH (Linjave Ajrore Turke). Ndërkohë që Real Madrid vazhdon të jetë lider, Daryshafaka (Darüşşafaka) humbi ndaj kësaj skuadre me rezultatin 101-83. Ndërsa CSKA që vjen menjëherë pas skuadrës së sipërpërmendur mundi Macabinë me rezultatin 93-81 duke mbrojtur pozicionin aktual. Ndeshja më spikatëse e javës ishte ajo ndërmjet Fenerbahçes dhe Olimpiakos. Fenerbahçe që vazhdoi ndeshjen për një kohë të gjatë në mundje arriti ta kthejë lojën duke fituar me rezultatin 67-64. Të dyja skuadrat zotërojnë nga 38 pikë. Olimpiakos është në radhë të tretë ndërsa Fenerbahçe në vend të katërt. Anadolu Efes me fitoren ndaj Baskonia 96-85 gjendet në pozicionin e 7-të. Anadolu Efes mbron shansin e ‘play off’.

Liga e NBA përsëri me shënime të mrekullueshme sjell ngjyrë në botën e basketbollit. Disa rezultate janë interesante. Me rezultatet e Huston Rockets Minnesoto Timberwolves 142-130, Miami Heat Indiana Pacers 113-95 dhe State  Brooklyn Nets 112-95, basketbolli i kësaj lige nxjerr në pah cilësinë, emocionin dhe shikueshmërinë e këtij sporti.



Lajme të ngjashme