Basketboll – Galatasaray mund Real Madridin në Stamboll

Galatasaray Odeabank fiton përballjen me Real Madridin në Stamboll në kuadër të ndeshjeve të javës së 24-t të Superligës Evropiane në Basketboll-THY.

684059
Basketboll – Galatasaray mund Real Madridin në Stamboll

Në ndeshjen e javës së 24-t të Superligës Evropiane në Basketboll-THY (me sponsor Linjat Ajrore Turke- THY), Galatasaray Odeabank ka mundur në fushën e saj (Salla e Sportit “Abdi İpekçi” në Stamboll) Real Madridin me rezultatin 87-84.

Me këtë rezultat Galatasaray Odeabank ka siguruar fitoren e 8-të dhe i përjetoi humbjen e parë Real Madridit, e cila para javës 24-t ishte liderë e ligës dhe nuk ka humbur asnjë nga 9 ndeshjet e deritanishme.

Përfaqësuesja turke në Ligën Evropiane në Basketboll, Galatasaray Odeabank, çerekun e parë të ndeshjes e mbylli në avantazh 25-20.

Në dhomën e zhveshjes bluzat kuqeverdhë hynë me superioritetin 49-46.

Galatasaray Odeabank nuk e lejoi kundërshtarin që të ngushtonte diferencën e pikëve dhe në pjesën e fundit hyri në avantazh 73-60.

Në pjesën e fundit të ndeshjes Galatasaray Odeabank duke pasur me vete edhe mbështetjen e tifozëve u nda nga fusha me fitoren 87-84.



Lajme të ngjashme