Turqia paraqet zyrtarisht kandidaturën për organizimin e EURO 2024-s

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën e saj për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit 2024 (EURO 2024)...

Turqia paraqet zyrtarisht kandidaturën për organizimin e EURO 2024-s

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën e saj për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit 2024 (EURO 2024).

Presidenti i TFF-së, Yildirim Demiroren, i dorëzoi sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis, në selinë e qeverisë së futbollit evropian në Nion të Zvicrës, dosjen e aplikimit zyrtar për t’u bërë vend pritës i EURO 2024-s. 

Të pranishëm gjatë dorëzimit të aplikimit zyrtar të Turqisë për kandidaturën e vendit mikpritës së EURO 2024-s ishin gjithashtu zv/presidenti i parë i TFF-së, Servet Yardimci, anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Federatës Turke të Futbollit, Cengiz Zulfikaroglu, Mustafa Çaglar e Alaattin Aykaç, si dhe sekretari i përgjithshëm i TFF-së, Kadir Kardas.

Afati për paraqitjen e dosjeve të shteteve kandidate për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit 2024 përfundon të premten (03 mars 2017)

Ndërkohë, së bashku me Turqinë, dosjen për organizimin e EURO 2024-s e ka dorëzuar pranë autoriteteve të UEFA-s edhe Gjermania.



Lajme të ngjashme