Galatasaray dhe Besiktas takohen të hënën për herë të 341-të

Dy skuadrat e brigjeve evropiane të Stambollit do të ndeshen të hënën në kuadër të Superligës "Spor Toto", siç quhet zyrtarisht kategoria e parë e kampionatit turk të futbollit...

Galatasaray dhe Besiktas takohen të hënën për herë të 341-të

Galatasaray dhe Besiktas do të jenë përballë njëra-tjetrës për herë të 341. Ato luajnë të hënën, ora lokale 20.00, në kuadër të Superligës "Spor Toto".

Në 25 ndeshjet e fundit mes tyre, dy skuadrat janë ndëshkuar me 5 kartonë të kuqë. Ndërkohë që 3 kartonë të kuqë kanë dalë për lojtarët e Besiktasit si Delgado, Hilbert dhe Veli Kavlak, në radhët e Galatasarayit është ndëshkuar mesfushori Melo (tashmë lojtar i Palmeirasit) me 2 kartonë të kuqë.

Gjyqtarët kanë nxjerrë gjithashtu për këto dy skuadra gjithsej 129 kartonë të verdhë, nga të cilët 67 për futbollistët e Besiktasit dhe 62 për ata të Galatasarayit.

Një tjetër fakt, që spikat për dy skuadrat, është edhe numri i lartë i penalltive të akorduara. Gjyqtarët kanë dhënë gjithsej 12 penalti në 28 ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave, 8 prej të cilave kanë ndikuar drejt për drejt në rezultatin përfundimtar.

Ndërkohë që Galatasarayi ka fituar 8 penalti, dy prej të cilave i ka humbur, Besiktasi ka fituar 4 penalti, të cilat i ka transformuar të gjitha në gola.

Gjatë ndeshjeve të fundit mes dy skuadrave, ajo që ka shënuar e para, rrallë herë ka humbur. 

Duke përjashtuar ndeshjen e luajtur në fazën e parë të sezonit 2013-2014, ndeshje kjo e cila u ndërpre dhe pas saj federata vendosi në tavolinë fitoren 3-0 në favor të Galatasarayit, në 16 nga 21 ndeshjet e fundit, skuadra që ka shënuar e para ka fituar ndeshjen dhe 4 kanë mbetur në barazim. Në këtë periudhë mund të përjashtojmë vetëm ndeshjen e luajtur sezonin e kaluar, ku edhe pse Galatasaray shënoi e para përmes Sneijderit, Besiktasi arriti të fitojë duke shënuar dy gola përmes sulmuesve Mario Gomez dhe Gokhan Tore.



Lajme të ngjashme