Dy medalje për Kosovën në Grand Slamin e Parisit

Majlinda Kelemendi fiton Medaljen e Artë ndërsa Distria Krasniqi fiton medaljen e Bronztë.

670506
Dy medalje për Kosovën në Grand Slamin e Parisit

Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi do të kthehen në Kosovë me dy medalje, të Artë dhe të Bronztë.

Kosova është prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme në Grand Slamin e Parisit në xhudo pasi skuadra e trajnerit Driton Kuka ka arritur të fitojë dy medalje.

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi mori sërish Medaljen e Artë që për të ishte hera e katërt me radhë që triumfon në Paris, ndërsa kësaj radhe medalje i solli Kosovës edhe xhudistja Distria Krasniqi, e cila fitoi të Bronztën, suksese këto që bën krenarë gjithë Kosovën, shkruan Gazeta Express.



Lajme të ngjashme