Spanjë – Rakitiç gati të zgjasë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2022

Mesfushori kroat, Ivan Rakitiç, pritet që të rinovojë me FC Barcelonën, ku do të luajë deri në vitin 2022...

Spanjë – Rakitiç gati të zgjasë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2022

Futbollisti kroat, Ivan Rakitiç, pritet që të rinovojë me FC Barcelonën, ku do të luajë deri në vitin 2022.

Sikurse shkruan gazeta sportive madrilene "Marca", Arturo Canales, menaxheri i Ivan Rakitiç, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e klubit të Barcelonës.

Të dyja palët kanë gjetur akordin që mesfushori kroat të rinovojë kontratën, që e lidh me klubin e futbollit të Katalonjës, sipas mediave.

Mesfushori Rakitiç në ditët e ardhshme pritet që të rinovojë deri në vitin 2022, ndërkohë që kontrata aktuale e tij është deri në 2019-n.



Lajme të ngjashme