Arsenal – Mesut Ozil: Rinovoj kontratën nëse qëndron trajneri Wenger

Gjermani me origjinë turke i Arsenalit, Mesut Ozil, ka vlerësuar trajnerin e tij, Arsene Wenger, duke theksuar se do të presë fundin e sezonit për të rinovuar ose jo kontratën me klubin londinez...

647655
Arsenal – Mesut Ozil: Rinovoj kontratën nëse qëndron trajneri Wenger

Gjermani me origjinë turke i Arsenalit, Mesut Ozil, ka vlerësuar trajnerin e tij, Arsene Wenger, duke theksuar se do të presë fundin e sezonit për të rinovuar ose jo kontratën me klubin londinez.

Në një interviste për revisten gjermane, “Kicker”, Ozil deklaroi se klubi e di që ai po qëndron në Londër për trajnerin Wenger.

“Arsene erdhi dhe më kërkoi, më ka dhënë të gjithë përkrahjen e tij. Klubi e di se unë do të bëj atë që do të bëjë edhe trajneri, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit”, theksoi mesfushori ofensiv, që është i lidhur me Arsenalin deri në vitin 2018.

“Unë jam shumë i kënaqur që luaj për Arsenalin dhe ndihem shumë mirë këtu. Unë u kam thënë drejtuesve të klubit se jam gati për të rinovuar. Tifozët dëshirojnë që unë të qëndroj”, u shpreh ai.

I pyetur për formën e tij jo të kënaqshme, Ozil u përgjigj me këto fjalë: “Asnjë lojtar i Premierligës nuk mund të pretendojë se ka shpërthimin e nisjes së sezonit.”

Arsenali, aktualisht në vendin e 5-të në Premierligë - pyet “Kicker” - a e ka humbur kampionatin? “Absolutisht që jo”, u pergjigj lojtari i kombëtares gjermane të futbollit.



Lajme të ngjashme