Murray dhe Djokovic kalojnë në çerekfinalet e turneut në Doha

N.1 dhe 2 të tenisit botëror janë kualifikuar për në çerekfinalet e turneut në Doha (Katar), edhe pse Andy Murray ka vuajtur shumë përballë austriakut Gerald Melzer, Novak Djokovic, mbajtës i titullit, ka fituar me lehtësi përballë argjentinasit Zeballos.

645192
Murray dhe Djokovic kalojnë në çerekfinalet e turneut në Doha

N.2 botëror fitoi ndaj Horacio Zeballos me rezultatin 6-3, 6-4 në 1/8 e finaleve, ndërsa Murray fitoi ndeshjen e 26-të radhazi me rezultatin  7-6 (8/6), 7-5 në 2 orë e 23 min përballë “majtistit” austriak Gerald Melzer.

“Kisha shume pak shanse për të fituar”, deklaroi skocezi, i cili do të ndeshet me spanjollin Nicolas Almagro (44) në çerekfinale. “Ai ka luajtur shumë mirë, duke dominuar pjesën më të madhe të ndeshjes. Tashmë, ai është një lojtar perfekt në cirkuitin e meshkujve”.



Lajme të ngjashme