Diego Pablo Simeone shpallet trajneri më i mirë i vitit 2016 nga IFFHS

Diego Pablo Simeone është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2016, sipas klasifikimit të IFFHS (federata ndërkombëtare e historisë dhe statistikave të futbollit).

Diego Pablo Simeone shpallet trajneri më i mirë i vitit 2016 nga IFFHS

Tekniku i Atletico Madrid ka marrë 113 pikë, kundrejt 108 të trajnerit të Real Madrid, kampion i Evropës, Zinedine Zidane dhe 86 pikë të  Claudio Ranieri, fitues i Premier ligës me Leicester.

Klasifikimi vazhdon me Pep Guardiola (Manchester City) me 62 pikë, Unai Emery (Psg) me 38 pikë, Luis Enrique (Barcelona) me 24 pikë, Jurgen Klopp (Liverpool) me 16, Mauricio Pochettino (Tottenham) me 15, Massimiliano Allegri (Juventus) me 6 dhe Pitso Mosimane, trajner i afrikano-jugorëve të Mamelodi Sundowns, me 5 pikë.



Lajme të ngjashme