Mesazhi i Ronaldos për fëmijët sirianë

Mesazhi i Ronaldos i publikuar nëpërmjet mediave sociale tërhoqi interesim të madh.

Mesazhi i Ronaldos për fëmijët sirianë

Mesazhi pamor i yllit portugez të skuadrës Real Madrid, Cristiano Ronaldo i publikuar në mediat sociale për fëmijët sirianë të prekur nga drama humanitare që jetohet në këtë vend, ka ngjallur interesim të madh në rrjetet sociale.

Videoja të cilën Ronaldo e shpërndau në median sociale në shenjë mbështetjeje për fëmijët e prekur nga tragjedia njerëzore në Siri, ka marrë afër 15 milionë shikime dhe mbi dy milionë pëlqime.

Në videon të cilën e shpërndau përmes organizatës joqeveritare “Save the Children”, Ronaldo thotë: “Përshëndetje. Ky mesazh i mi është për fëmijët në Siri. E di se jeni duke vuajtur shumë. Unë jam një futbollist me famë, por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos i humbni shpresat! E gjithë bota është me ju. Ne brengosemi për ju. Unë jam në anën tuaj.”

Në Facebook videoja në fjalë është shikuar 10,5 milionë herë dhe ka marrë afërsisht 750 mijë pëlqime, ndërsa është shpërndarë 150 mijë herë dhe është komentuar 30 mijë herë.

Ndërkaq, në llogarinë e futbollistit në Instagram, videoja është shikuar 4,1 milionë herë dhe ka marrë afërsisht 1,4 milion pëlqime, kurse në të janë bërë 50 mijë komente.

Në Twitter, nga ana tjetër, videoja e Ronaldos ka marrë 60 mijë pëlqime dhe 50 mijë retweet.



Lajme të ngjashme