Brazili dha lamtumirën e fundit lojëtarëve që humbëj jetën në aksidentin ajror

Avioni në bordin e të cilit ndodheshin shumica e lojtarëve dhe stafit teknik të klubit, u rrëzua të hënën në Andet kolumbiane.

623316
Brazili dha lamtumirën e fundit lojëtarëve që humbëj jetën në aksidentin ajror

Rreth 20 mijë njerëz mbushën stadiumin e vogël, duke qëndruar nën çadra dhe mushama kundër shiut për t'i thënë lamtumirën e fundit lojtarëve të klubit lokal Chapecoense, të cilët humbën jetën në aksidentin ajror.

Avioni në bordin e të cilit ndodheshin shumica e lojtarëve dhe stafit teknik të klubit, u rrëzua të hënën në Andet kolumbiane. 71 nga 77 persona në bordin e avionit humbën jetën, përfshirë edhe 19 lojtarët, të cilët udhëtonin në ndeshjen finale të Kupës më të rëndësishme amerikane.

Shumica e banorëve të qytetit brazilian që dolën për t'i dhënë lamtumirën e fundit lojtarëve të ekipit të futbollit qëndruan jashtë në stadiumin e mbushur përplot të qytetit me rreth 210 mijë banorë.



Lajme të ngjashme