Këllç: Shigjeta një sport me rëndësi të veçantë në historinë dhe kulturën turke

Ministri turk i Rinisë dhe Sportit Akif Çataj Këllëç (Akif Çağatay Kılıç) mori pjesë në inaugurimin zyrtar të Qendrës Botërore të Perfeksionimit të Shigjetës në qytetin Lozanë të Zvicrës.

Këllç: Shigjeta një sport me rëndësi të veçantë në historinë dhe kulturën turke

Ministri turk i Rinisë dhe Sportit Akif Çataj Këllëç (Akif Çağatay Kılıç) duke nënvizuar rëndësinë e shigjetës në historinë dhe kulturën turke bëri të ditur se sporti i shigjetës ka fituar një përshpejtim serioz në lojërat olimpike dhe paralimpike.

Ai mori pjesë në inaugurimin zyrtar të Qendrës Botërore të Perfeksionimit të Shigjetës në qytetin Lozanë të Zvicrës.

Ministri turk i cili mbajti një fjalim në ceremoninë inauguruese që filloi me hedhjen e shigjetave nga ana e sportistëve, tha: “Shigjeta ka një vend të rëndësishëm në historinë dhe kulturën tonë. Turqia bën një investim të rëndësishëm në komplekset sportive. Shpresoj që një të ardhme të afërt të shikojmë më shumë përfaqësim dhe sukses”.

Ai beri të ditur se Turqia mirëpret miliona emigrantë.

“Ne si Turqi jemi duke u përballur me krizën e refugjatëve por ne jemi krenarë që mirëpresim mbi 3 milionë refugjatë. Këto komplekse ne duhet ti ndajmë me këta njerëz. Sporti duhet të na bashkojë. Shpresoj që ky kompleks të përgatisë më mirë këtë kategori të sportit” tha Ministri turk i Rinisë dhe Sportit Akif Çataj Këllëç.  



Lajme të ngjashme