Gjermani – Leipzig vazhdon kryesimin e Bundeligës, shtatë fitore radhazi

Shtatë fitore radhazi për Leipzig! Pas triumfit të së premtes në mbrëmje (4-1) në Fribourg, ekipi ka tashmë gjashtë pikë më shumë sesa Bayern Munich, të cilit nuk i falen gabimet të shtunën në ndeshjen ndaj Leverkusen...

618239
Gjermani – Leipzig vazhdon kryesimin e Bundeligës, shtatë fitore radhazi

Shtatë fitore radhazi për Leipzig! Pas triumfit të së premtes në mbrëmje (4-1) në Fribourg, ekipi ka tashmë gjashtë pikë më shumë sesa Bayern Munich, të cilit nuk i falen gabimet të shtunën në ndeshjen ndaj Leverkusen.

Ekipi më i ri në Bundesliga ka dominuar ndaj Fribourgut taktikisht, në duelet ajrore, teknikisht, si dhe në rrugët e kërkimit të golit.

Kjo ndoshta ka qenë ndeshja më e mirë në katër muaj e të ardhurve këtë sezon nga kategoria e dyte gjermane, që ka marrë deri tani 30 pikë nga 36 të mundshme.

Leipzig kryeson klasifikimin provizorisht me gjashtë pikë para Bayern Munich dhe nëntë nga pesë ekipe: Dortmund, Koln, Hoffenheim, Berlin dhe Frankfurt.



Lajme të ngjashme