Ronaldo zgjat ‘kontratën’ edhe me “Nike”

Pas zgjatjes të hënën të kontratës me “Real Madrid” deri në 2021, ylli portugez Cristiano Ronaldo ka zgjatur gjithashtu “për një kohë të gjatë” bashkëpunimin me firmën e prodhimeve sportive “Nike”.

Ronaldo zgjat ‘kontratën’ edhe me “Nike”

Cristiano Ronaldo, i cili zgjati te hënën kontratën e tij me Real Madrid deri në 2021, ka zgjatur gjithashtu “për një kohë të gjatë” bashkëpunimin me firmën e prodhimeve sportive “Nike”, bëri të ditur të martën gjigandi amerikan.

“Bashkëpunimi mes “Nike” dhe Ronaldo do të vazhdoje me një kontratë të re për një kohë të gjatë”, theksonte “Nike”.

“Nike” nuk saktesoi detaje të kontratës së re me Ronaldo (31 vjeç), i cili bashkëpunon me firmën amerikane që prej vitit 2003.

Sipas gazetave sportive spanjolle “Marca” dhe “As”, ai do të nënshkruajë një kontratë përjetë, ashtu siç ka bërë me “Nike” edhe legjenda e basketbollit amerikan, Michael Jordan.

Të dy gazetat madrilene shkruanin se minimumi, “CR7” do të marrë 20 milionë euro në vit, aq sa do ta ketë pagën pas kontratës së re.

Cristiano Ronaldo është tashmë sportisti më i paguar në botë me 88 milionë dollarë (afro 80 M EUR), duke qene para rivalit argjentinas të FC Barcelona, Lionel Messi (73 M EUR), sipas klasifikimit 2016 të revistës amerikane “Forbes”.


Fjalët Kyçe: Cristiano Ronaldo , Nike , CR7 , Marca , Real Madrid

Lajme të ngjashme