Hungarezi Tamas Bognar do të drejtojë përballjen Turqi-Kosovë

Tamas Bognar nga Federata Hungareze e Futbollit do të drejtojë ndeshjen që kombëtarja turke e futbollit A do të luajë të shtunën me kombëtaren e Kosovës të shtunën, më 12 nëntor, në kuadër të ndeshjeve të Grupit I.

Hungarezi Tamas Bognar do të drejtojë përballjen Turqi-Kosovë

Tamas Bognar nga Federata Hungareze e Futbollit do të drejtojë ndeshjen që kombëtarja turke e futbollit A do të luajë të shtunën me kombëtaren e Kosovës të shtunën, më 12 nëntor, në kuadër të ndeshjeve të Grupit I, të vlefshme për eliminatoret e Evropës për Kupën Botërore 2018.

Sipas komunikatës së Federatës Turke të Futbollit takimi me Kosovën do të fillojë në orën 20.00 me orën lokale në Stadiumin e Antalias.

Ndihmësit e Bogdarit në këtë ballafaqim do te jenë Balazs Buzas dhe Zsolt Varga.

Ndërsa gjyqtari i katërt i takimit do të jetë Ferenc Karako.



Lajme të ngjashme