Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Beshiktashi ka shanse për të kryesuar grupin

Në qoftë se përfaqësuesja turke në Ligën e Kampioneve, Beshiktashi, arrin që të mundë sonte Napolin në Stamboll në ndeshjen e katër të Grupit B, atëherë ajo do të kryesojë grupin, por do të ketë edhe një shans të madh për të dalë nga grupi.

Beshiktashi ka shanse për të kryesuar grupin

Sonte Beshiktashi do të mirëpresë në fushën e vet, në “Istanbul Vodafon Arena” Napolin, të cilin e kishte mposhtur dy javë më parë në Itali.

Në qoftë se përfaqësuesja turke në Ligën e Kampioneve arrin që të mundë rivalen italiane në ndeshjen e katër të Grupit B, atëherë ajo e çon numrin e pikëve në 8 dhe jo vetëm që do të kryesojë grupin, por do të ketë edhe një shans të madh për të dalë nga grupi.

Tifozët e zjarrtë të Beshiktashit janë të përgatitur edhe për një show pamor në mbështetje të ekipit të tyre dhe synojnë të thyejnë një rekord të ri desibeli.

Tifozët e Beshiktashit në ndeshjen me gjigandin anglez, Liverpool, në 24 tetor 2007 në stadiumin e vjetër “İnönü Stadı” në Stamboll e vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kampioneve, kishin arritur një zhurmë në nivelin 132 desibel.

Këtë shifër rekord në atë kohë tifozeria turke e kishte arritur me 32 mijë vetë, kurse sonte synon që ta përmirësojë këtë rekord me 40 mijë tifozët që do të mbushin Vodafon Arena.



Lajme të ngjashme