Hamilton fitues i çmimit të madh të Meksikës

Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, është fitues i Çmimit të Madh të Meksikës.

Hamilton fitues i çmimit të madh të Meksikës

Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, është fitues i Çmimit të Madh të Meksikës, ku ka mbetur në garë për titullin e kampionit të Formula 1 për këtë sezon.

Vendi i dytë i takoi kolegut të tij të klubit, Nici Rosberg. Vendi i tretë i takoi Sebastian Vettel në Ferrari, i katërti pilotit të Red Bull, Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen. 

Hamilton i cili startoi nga pol-pozicioni, përnjëherë frenoi në kthesën e parë, ku doli në bar, por arriti të qëndrojë në epërsi. 

Ai me triumfin e sotëm regjistroi fitoren e 51-të në karrierë. Në renditjen e përgjithshme, me vetëm 19 pikë përparësi udhëheq Rosberg para Hamiltonit, ndërsa deri në fund të kampionatit kanë mbetur garat në Brazil dhe Abu Dhabi.



Lajme të ngjashme