Sonte zbulohet maskota e Botërorit Rusi2018

Maskota e Kupës Botërore të Futbollit 2018 do të zbulohet sot në mesnatë në Rusi.

Sonte zbulohet maskota e Botërorit Rusi2018

Një mace, një ujk apo një tigër?

Maskota e Kupës Botërore të Futbollit 2018 do të zbulohet sot në mesnatë në Rusi.

Emblema e Botërorit Rusi2018 do të zbulohet gjatë një emisioni televiziv të transmetuar nga stacioni Pervij Kanal, në të cilin do të marrin pjesë ish-futbollistë dhe fituesi i dy topave të artë, Ronaldo.

Përdoruesit e internetit kanë mundur të votojnë përgjatë një muaji për një prej tre maskotave të krijuara nga studentët rusë dhe zgjedhur nga një juri e Komitetit të Organizatës Lokale (COL) dhe FIFA në një panel prej 10 maskotash potenciale.

Maskota e Botërorit do të pasojë fulecon (kafshë ekzotike braziliane – shën i përkth), që përfaqësoi Botërorin 2014 në Brazil dhe leopardin Zakumi i Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.

Kupa e Botës në Futboll 2018 do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi dhe 12 stadiume, të vendosura në 11 qytete në perëndim të vendit, do të presin këtë kompeticion.



Lajme të ngjashme