Beshiktashi kap tre pikëshin duke mundur Napolin 3-2

Beshiktashi (Beşiktaş) në ndeshjen e javës së tretë të Grupit B e vlefshme për Ligën e Kampioneve UEFA fitoi në fushë të huaj 3-2 kundër Napolit, përfaqësueses së Italisë.

593469
Beshiktashi kap tre pikëshin duke mundur Napolin 3-2

Ndërkohë që Beshiktashi me këtë fitore ka arritur 5 pikëshin dhe është radhitur i dyti në grup i ka dhënë fund mallit të fitores në “Ligën e Gjigandëve”.

Në organizimin më të madh të futbollit në Evropë, Beshiktashi fitoren e fundit e mori në 25 nëntor 2009 duke mundur në fushë të huaj Manchester United 1-0 me golin e Rodrigo Tello. Pas 7 vjetësh Beshiktshi kthehet me fitoren e 3 pikëve në fushë të huaj.

Bardhë e zinjtë këtë sezon, me fitoren ndaj Napolit, serinë e mosmundjes edhe në Super Ligë edhe në Ligën e Kampionëve e çoi në 10 ndeshje.

Trajneri i skuadrës Beshiktash Shenoll Gynesh (Şenol Güneş) sëbashku me fitoren e Napolit e ka çuar në dy numrin e fitoreve në Ligën e Kampionëve.

Gynesh ndërkohë që stërviste skuadrën Trabzonspor kjo e fundit mundi Interin 1-0 në fushë të huaj.

Të dyja fitoret e Gyneshit janë kundër skuadrave italiane.

Napoli që u përkul tifozëve të Beshiktashit në këtë sezon mori humbjen e parë në Ligën e kampionëve.

Ndërkohë që pas ndeshjes tifozët e Beshiktashit festonin me entuziazëm nga tribuna e Napolit u hodhën plasëse (shashka) në pjesën ku gjendeshin tifozët e skuadrës turke.



Lajme të ngjashme