Tenis - Nadal kalon në çerekfinalet e turneut ATP në Pekin

Ish-N.1 i tenisit botëror për meshkuj spanjolli Rafael Nadal, ka mundur francezin Adrian Mannarino dhe ka siguruar një vend në çerekfinalet e turneut ATP në Pekin.

Tenis - Nadal kalon në çerekfinalet e turneut ATP në Pekin

Spanjolli Rafael Nadal, ish-N.1 i tenisit botëror për meshkuj, ka mundur francezin Adrian Mannarino (i 64-ti) me rezultatin 6-1, 7-6 (8/6) për të siguruar një vend në çerekfinalet e turneut ATP në Pekin.

Në turin tjetër, spanjolli do të ketë përballë bullgarin Grigor Dimitrov (i 20-ti), i cili fitoi ndaj Lucas Pouille (i 16-ti), një tjetër francez, me rezultatin 6-7 (7-3), 7-6 (7/0), 6-4.

“Kam luajtur mjaft mirë, duke shfrytëzuar shërbimet e forta”, deklaroi pas fitores Nadal, tashmë lojtari i 4-t në klasifikimin botëror, i cili ende nuk është kualifikuar për në Masters në fund të vitit.



Lajme të ngjashme