Beckenbauer nuk e meriton më emrin “Kaiser Franz”

Një numër i madh gjermanësh janë shprehur se Franz Beckenbauer nuk e meriton me emrin “Kaiser Franz”.

Beckenbauer nuk e meriton më emrin “Kaiser Franz”

Një numër i madh gjermanësh janë shprehur se Franz Beckenbauer nuk e meriton me emrin “Kaiser Franz” që nga publikimi i materialeve në media kohët e fundit lidhur me implikimin e tij të jashtëligjshëm në organizimin e Botërorit -2006, sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën.

Sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën në revistën Stern dhe realizuar nga Instituti Forza, 55% e 1200 personave të pyetur, janë shprehur se emri “Kaiser” nuk është më i justifikuar.

Për 35% të të pyeturve, janë shprehur se kampioni i botës në 1974 si kapiten i ekipit të Gjermanisë dhe në 1990 si trajner, e meriton këtë emër.

Javën e kaluar, revista Der Spiegel bënte të ditur se Beckenbauer, 71 vjeç, ka marrë 5,5 milionë euro për punën e tij si organizator i Botërorit -2006 në Gjermani, ndërkohë që ai nuk e ka përmendur apo pranuar këtë fakt.

Ndërkohë, një hetim është hapur ndaj Beckenbauer lidhur me caktimin e Botërorit -2006 në Gjermani në vend të Afrikës së Jugut



Lajme të ngjashme