Ancelotti shpreson të qëndrojë gjatë tek Bayern

Carlo Ancelotti është shprehur se tek Bayern ka gjetur shpirtin e “familjes”, ndaj dëshiron që të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë.

Ancelotti shpreson të qëndrojë gjatë tek Bayern

Ai ka deklaruar në një konferencë shtypi në Mynih gjatë prezantimit te autobiografisë së tij se “ka klube ku ke marrëdhënie kontraktuale, por ka dhe klube, ku ndihesh si në familje. Këtu jam si në familje”, theksoi italiani, që vitet e fundit ka drejtuar “Paris SG” dhe “Real Madrid”.

Ancelotti vlerësohet në Mynih për humanizmin e tij, humorin e matur, për gjermanishten që flet dhe sidomos për rezultatet e para sportive. Bayern nën drejtimin e tij ka arritur gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, me 23 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar.



Lajme të ngjashme