Rio 2016 - ShBA fitojnë edhe 3 medalje ari

Ekipi olimpik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në ditën e 14-të të Lojërave Verore Olimpike në Rio de Janeiro fitoi edhe tre medalje ari.

Rio 2016 - ShBA fitojnë edhe 3 medalje ari

Tani atletët amerikanë kanë 38 medalje ari, 35 të argjendta dhe 32 të bronzit, gjithsej 105 medalje dhe pa konkurrencë në Rio.

Më pas vjen Britania e Madhe e cila me dy medalje ari ka arritur gjithsej në 24 medalje ari dhe fuqishëm mban pozitën e dytë, para Kinës e cila ka 22 medalje ari. Ekipi britanik përveç 24 medaljeve të arit ka edhe 22 të argjendit dhe 14 të bronzit, që gjithsej janë 60 medalje.

Atletët kinezë kanë gjithsej pesë medalje më tepër por edhe dy medalje ari më pak. Përveç 20 medaljeve të arit fituan edhe 16 të argjendit dhe 25 të bronzit.

Në mesin e dhjetë vendeve me më shumë medalje të fituara janë edhe Gjermania (14 medalje ari, 8 të argjendit, 13 të bronzit), Rusia (13,16,19), Japonia (12,8,21), Franca (9,14,14), Australia (8,11,10), Italia (8,11,6) dhe Holanda (8,6,4).

Nga rajoni më mirë e kualifikuar është Kroacia e cila është në pozitën e 17-të me pesë medalje ari, dy të argjendit dhe një të bronzit. Në listën e fituesve të medaljeve janë edhe Sllovenia dhe Serbia me nga një medalje ari dy dhe të bronzit dhe dy të argjendit.

Por, ekipi olimpik i Serbisë sigurisht se do të fitojë edhe tre medalje sepse vaterpolistët, volejbollistet dhe basketbollistët siguruan kualifikimin në finale. Nga rajoni deri tek medalja ka ardhur edhe Kosova e cila fitoi një të arit përderisa atletët nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina u kthyen pa medalje.



Lajme të ngjashme