Rio 2016 – Mundësi Kayaalp i jep Turqisë medaljen e dytë të argjendtë

Mundësi turk, Riza Kayaalp, fitoi sot medaljen e argjendtë në stilin greko-romak për meshkuj, pesha 130 kg, në Lojërat Olimpike Verore – Rio 2016...

Rio 2016 – Mundësi Kayaalp i jep Turqisë medaljen e dytë të argjendtë
Rio 2016 – Mundësi Kayaalp i jep Turqisë medaljen e dytë të argjendtë
Rio 2016 – Mundësi Kayaalp i jep Turqisë medaljen e dytë të argjendtë

Mundësi turk, Riza Kayaalp, fitoi sot medaljen e argjendtë në stilin greko-romak për meshkuj, pesha 130 kg, në Lojërat Olimpike Verore – Rio 2016. Në finalen e zhvilluar në “Carioca Arena”, në Rio-de-Zhanejro të Brazilit, mundësi i ekipit olimpik turk u përball me kubanin Mijain Lopez Nunez. Përpara sfidës finale, Presidenti Recep Tayyip Erdogan i ka telefonuar mundësit Riza Kayaalp për t’i uruar suksese.

Mundësi turk, Riza Kayaalp, fitoi sot medaljen e argjendtë në stilin greko-romak për meshkuj, pesha 130 kg, në Lojërat Olimpike Verore – Rio 2016.

Në finalen e zhvilluar në “Carioca Arena”, në Rio-de-Zhanejro të Brazilit, mundësi i ekipit olimpik turk u përball me kubanin Mijain Lopez Nunez.

Kundërshtari amerikanojugor i Riza Kayaalpit fitoi me epërsi teknike duke bërë të vetën për të tretë herë radhazi medaljen e artë olimpike.

Ndërsa Kayaalp, dy herë kampion botëror dhe gjashtë herë kampion evropian, arkivoi medaljen e dytë të argjendtë për Turqinë në Rio 2016. Po ashtu, kjo ishte medalja e parë e argjendtë në Lojëra Olimpike për mundësin turk, pas fitores së medaljes së bronzit në Londër 2012.

I pranishëm në ceremoninë e dekorimit të Kayaalpit ishte edhe zv/presidenti i Federatës Botërore të Mundjes (UWW), Ahmet Ayik, ish-kampion botëror dhe olimpik i kombëtares turke të mundjes.

Sakaq, përpara sfidës finale, Presidenti Recep Tayyip Erdogan i ka telefonuar mundësit Riza Kayaalp për t’i uruar suksese.



Lajme të ngjashme