Festë kombëtare në Fixhi, merr medaljen e parë të artë olimpike

Ishujt Fixhi do të kenë një festë kombëtare më shumë, pasi vendi i vogël fitoi medaljen e parë të artë olimpike në ragbinë me shtatë lojtarë, deklaroi sot Kryeministri Frank Bainimarama...

550504
Festë kombëtare në Fixhi, merr medaljen e parë të artë olimpike

Ishujt Fixhi do të kenë një festë kombëtare më shumë, pasi vendi i vogël fitoi medaljen e parë të artë olimpike në ragbinë me shtatë lojtarë, deklaroi sot Kryeministri Frank Bainimarama.

Vendi i vogël i Paqësorit, që ende duhet ta marrë veten nga cikloni "Winston", që shkurtin e kaluar shkaktoi vdekjen e 40 personave, "thërrmoi" Britaninë e Madhe në finale me rezultatin 43-7.

Bainimarama e ndoqi turneun e lojtarëve të ragbisë duke preferuar madje të ulet së bashku me tifozët dhe jo në zonën VIP.

"Ky është një moment i mrekullueshëm në historinë e kombit tonë. Ne fituam medaljen e parë dhe çdo fixhian duhet të jetë krenar", tha Bainimarama.

Video të shumta në internet tregonin gëzimin e ishullorëve në rrugët e kryeqytetit Suva.

Kjo festë kombëtare është caktuar për më 22 gusht.



Lajme të ngjashme