Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj miqësoren me Marokun më 31 gusht

Kombëtarja shqiptare e futbollit do ta nisë fushatën për eliminatoret në Kupën e Botës “Rusia 2018”, me një miqësore kundër Marokut.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj miqësoren me Marokun më 31 gusht

Ndeshja kundër skuadrës marokene do të luhet më datë 31 gusht, në stadiumin e ri të Shkodrës, ka bere te ditur Federata Shqiptare e Futbollit.

Ky takim miqësor do t’i shërbejë ekipit kombëtar për përgatitjet ne kuadrin e eliminatoreve te Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, ku ndeshjen e parë do ta luajë kundër kombëtares së Maqedonisë, pikërisht në Shkodër.

Ky takim miqësor kundër Marokut është filluar dhe mbështetur nga kompania “AS EVENTS”, e cila ka bërë të mundur arritjen e marrëveshjes.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të grumbullohet për t’u përgatitur për këtë takim më datë 29 gusht, në resortin “Tropikal” në Durrës.



Lajme të ngjashme