Gati zyrtarizimi i kalimit të Pogba nga Juventus te Manchester United

Skuadra nga "Premier League" e ka mbyllur marrëveshjen për të transferuar yllin francez të Juventusit, Paul Pogba, për një shifër rekord që arrin totalin e 120 milionë eurove...

Gati zyrtarizimi i kalimit të Pogba nga Juventus te Manchester United

Manchester United nuk di të ndalet në këtë merkato verore. Skuadra nga "Premier League" e ka mbyllur marrëveshjen për të transferuar yllin francez të Juventusit, Paul Pogba, për një shifër rekord që arrin totalin e 120 milionë eurove.

Nga këto, 20 milion euro do t’i përfitojë menaxheri i futbollistit, Mino Raiola, si pjesë e paketës së transferimit.

Por, edhe pse janë bërë të gjithë llogaritjet financiare dhe klubi torinez i futbollit ka pranuar, ende nuk është hedhur firma mbi kontratë, pasi po përcaktohen detajet e fundit.

Për transferimin e 23-vjeçarit Pogba ishte futur në garë edhe Real Madrid, por drejtuesit e “galaktikëve” duket se kanë dalë të humbur.



Lajme të ngjashme