Trajneri i Interit, Mancini mendon për dorëheqjen

Marrëdhëniet mes trajnerit të Interit dhe klubit po acarohen gjithnjë e më shumë.

Trajneri i Interit, Mancini mendon për dorëheqjen

Tekniku Roberto Mancini po mendon të japë dorëheqjen. Marrëdhëniet mes trajnerit të Interit dhe klubit po acarohen gjithnjë e më shumë.

Pas takimit me presidentin Thohir, Mancini, qe ndodhet për turne miqësor në ShBA, ka thënë se po mendohet për të dhënë dorëheqjen nga pankina e Interit.

Në këto kushte, tekniku nuk mund të presë takimin e planifikuar për të martën me padronët kinezë të klubit për të dhënë dorëheqjen.

Mancini e ka kuptuar se klubi nuk ka shfaqur interes për rinovimin e kontratës se tij, çka duket edhe në bllokimin e merkatos.



Lajme të ngjashme