Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Dortmundi siguron shërbimet e sulmuesit Andre Schurrle

Kampioni i botës dhe sulmuesi gjerman, Andre Schurrle, është transferuar te Dortmund nga Wolfsburg me një kontratë deri në fund të sezonit 2020-2021, bënë të ditur dy klubet të premten.

Dortmundi siguron shërbimet e sulmuesit Andre Schurrle

Kampioni i botës dhe sulmuesi gjerman, Andre Schurrle, është transferuar te Borussia Dortmund nga Wolfsburg me një kontratë deri në fund të sezonit 2020-2021, bënë të ditur dy klubet e futbollit të premten.

Shifra e transferimit nuk është bërë publike, por bëhet fjalë për 30 milionë euro, sipas shtypit, duke u bërë kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e Dortmundit.

“Andre Schurrle do të forcojë repartin e sulmit tonë për sezonin 2016-2017”, deklaroi drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc.

Futbollisti 25-vjeçar (55 seleksione) është blerja më e rëndësishme e Dortmundit për sezonin e ri, pas asaj të Mario Gotze, 24 vjec, i cili u largua nga Bayern Munich.



Lajme të ngjashme