Klop i kërkon Balotellit të gjejë klub tjetër

E ardhmja e Mario Balotelli, i huazuar tek AC Milan vitin e kaluar nga Liverpuli, nuk është në radhët e Reds.

Klop i kërkon Balotellit të gjejë klub tjetër

E ardhmja e Mario Balotelli, i huazuar tek AC Milan vitin e kaluar nga Liverpuli, nuk është në radhët e Reds, por ai duhet të mendojë për të gjetur ndonjë klub tjetër, është shprehur për sulmuesin italian trajneri gjerman i Liverpulit, Jürgen Klopp.

“Është e qartë se ai duhet të gjejë një zgjidhje, theksoi ai. Ka klube që e kërkojnë Mario Balotellin. Për karrierën e tij tek ne është e vështirë, pasi ka konkurrencë me katër apo pesë lojtarë për një pozicion”.

I marrë në 2014, 25-vjecari nuk ka shënuar veçse katër gola me fanellën e Reds, ndërkohë që me pas u huazua tek AC Milan. Në Itali, ai u aktivizua veçse tre herë në 23 ndeshje me Milanin.



Lajme të ngjashme