Arsenal dhe Henry i japin fund bashkëpunimit

Arsenali dhe Thierry Henry ndërpresin bashkëpunimin për arsye të aktivitetit si konsulent në TV të ish-yllit francez të Gunners.

Arsenal dhe Henry i japin fund bashkëpunimit

Arsenali dhe ish-sulmuesi i tij  Thierry Henry i kanë dhënë fund bashkëpunimit, për arsye të aktivitetit si konsulent në TV të ish-yllit francez të Gunners, bëri të ditur të martën BBC dhe mediat britanike.

“Thierry Henry është larguar nga Arsenali pasi trajneri Arsène Wenger nuk dëshiron që ta ketë atë në rolin e këshilltarit në stafin sportiv të klubit pas aktivitetit mediatik që ka nisur francezi për Sky”, theksoi BBC.

Wenger ka falënderuar shënuesin më të mirë në historinë e klubit për bashkëpunimin me Gunners vitin e kaluar, duke qenë ndër të tjera edhe bashkë trajner i ekipit U-18 të klubit.

Sipas mediave, ish-shënuesi më i mirë i Gunners, 38 vjeç, kampion i botës në 1988 me Blute, Henry, ka luajtur për klubin londinez nga 1999 – 2007, duke shënuar 174 gola në 254 ndeshje. Që prej disa muajsh ai u bashkua me ekipin e konsulentëve në TV privat Sky, duke marrë në një vit 4,7 milionë euro. 



Lajme të ngjashme