Griezmann, lojtari më i mirë i Euro 2016

Sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga UEFA të hënën sulmuesi francez, Antoine Griezmann, është zgjedhur si lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian të Futbollit (Euro 2016).

Antoine Griezmann2.jpg

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, është zgjedhur si lojtari më i mirë i Euro-2016, bëri të ditur të hënën UEFA nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Lojtari i Atletico Madrid, 25 vjeç, është autor i 6 golave gjatë kampionatit. Ai shënoi dy gola në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Gjermanisë (2-0).

Ai u zgjodh nga një panel prej 13 vëzhguesish, mes të cilëve Sir Alex Ferguson, Alain Giresse etj.



Lajme të ngjashme