Khedira i padisponueshëm deri në fund të EURO 2016

Mesfushori Sami Khedira, lojtar kyç i Gjermanisë, i dëmtuar në çerekfinalen e Euro-2016 ndaj Italisë, do të jetë i padisponueshëm deri në fund të kompeticionit, bënte të ditur të dielën shtypi gjerman.

Khedira i padisponueshëm deri në fund të EURO 2016

Sipas revistës sportive Kicker, Khedira vuan “nga një dëmtim në kofshën e majtë”, sipas diagnostikimit të kryer paraditen e të dielës.

Pas një përplasje me italianin Giorgio Chiellini, Khedira u zëvendësua nga Bastian Schweinsteiger pas 15 minutash loje.



Lajme të ngjashme