Gjermania në gjysmëfinale me golat e 11 metërshit

Gjuajtja e 11 metërshave (6-5) kualifikuan mbrëmë Gjermaninë në gjysmëfinalet e Euro 2016.

Gjermania në gjysmëfinale me golat e 11 metërshit

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, me golin e parë të avantazhit, shënuar  nga gjermanët me anë të Mesut Ozil, në minutën e 65-të dhe me barazimin me penallti nga italianët me anë të Leonardo Bonucit, në minutën e 78-të.

Pjesa e pare e ndeshjes u mbyll në një barazim pa gola.

Gjermania i bashkohet Portugalisë dhe Uellsit, në pritje të gjysmëfinalistit të katërt që do të dalë sot nga ndeshja Francë-Islandë.



Lajme të ngjashme