Vincenzo Montella, trajneri i ri i AC Milan

Tekniku italian, Vincenzo Montella, deri tani nën kontratë me Sampdorian, ka nënshkruar një kontratë për dy vjet me AC Milan, bëri të ditur klubi milanist.

Vincenzo Montella, trajneri i ri i AC Milan

Montella, 42 vjeç, do të zëvendësojë Cristian Brocchi, trajner i ekipit të të rinjve, që drejtoi përkohësisht ekipin pas shkarkimit të serbit Sinisa Mihajlovic në prill.

AC Milan e përfundoi sezonin në vendin e 7-të të kampionatit të Italisë.

Montella ka për detyre që të stabilizojë Milanin, klub i madh që nuk po e gjen veten për shume sezone.

Që nga largimi i Masimiliano Allegri në janar të 2014, zëvendësuesit e tij në pankinë, Filippo Inzaghi, Clarence Seedorf, Mihajlovic e Brocchi nuk arritën rezultatet e pritshme.

Montella, ish-sulmues, që ka luajtur për AS Roma dhe Sampdoria, është një prej trajnerëve të rinj, që ka dhënë rezultate me Catania dhe Fiorentina.



Lajme të ngjashme