Kupa e Amerikës – Kili mposht sërish Argjentinën në finale, Messi lë kombëtaren

Kombëtarja argjentinase e futbollit ka humbur finalen e tretë në 3 vitet e fundit. Njëlloj si dhe vitin e kaluar, është sërish Kili ai që e ka mundur me penallti Argjentinën, e cila para dy vitesh humbi kundër Gjermanisë finalen e Kampionatit Botëror.

518873
Kupa e Amerikës – Kili mposht sërish Argjentinën në finale, Messi lë kombëtaren
chile.jpg
copa america, şili.jpg
messi..jpg
messi

Kombëtarja argjentinase e futbollit ka humbur finalen e tretë në këto 3 vitet e fundit.

Njëlloj si dhe vitin e kaluar, është sërish Kili ai që e ka mundur me 11-metërsha Argjentinën, e cila para dy vitesh humbi kundër Gjermanisë finalen e Kampionatit Botëror.

Koha e rregullt përfundoi barazim me rrjeta të paprekura, po ashtu edhe 30 minutat shtesë, ndërsa nga pika e penalltisë gabuan Messi dhe Biglia, për rezultatin final 4-2 në favor të Kilit.

Gjatë 120 minutave lojë, Marcelo Diaz për Kilin dhe Marcos Rojo për Argjentinën u ndëshkuan me karton të kuq.

Pas këtij dështimi të radhës, Lionel Messi njoftoi se do të tërhiqet nga kombëtarja argjentinase.

“Këtu përfundon aventura ime me Argjentinën. Jam përpjekur shumë, më vjen shumë keq që nuk jam shpallur kampion me kombëtaren dhe që po iki pa e arritur këtë qëllim. Është e pabesueshme, nuk na ecën, sërish me penallti sot. Kam humbur 4 finale, 3 radhazi. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Përpiqemi, e kërkojmë fitoren, por nuk kemi fat”, tha Messi.

I pyetur nëse bëhej fjalë për një vendim përfundimtar, ylli i Barcelonës u përgjigj me fjalët: “Mendoj se po.”

Kilianët nisën menjëherë ta shijojë këtë triumf, që për më tepër erdhi në 100-vjetorin e Kupës së Amerikës, ndërsa për Messin triumfi me kombëtaren mbetet ende një tabu.



Lajme të ngjashme