Kulla e Eiffelit kuqebardhë për të tretën herë

Kulla e Eifelit për 15 minuta u ndriçua me ngjyrat kuqebardhë të flamurit turk pas mbështetjes më të madhe që kombëtarja turke mori në Twitter me etiketën #TUR në ndeshjen e tretë të grupit me Republikën e Çekisë.

Eyfel kulesi yeniden türk bayrağına büründü.jpg

Kulla e Eifelit për 15 minuta u ndriçua me ngjyrat  kuqebardhë të flamurit turk pas mbështetjes më të madhe që kombëtarja turke mori në Twitter me etiketën #TUR në ndeshjen e tretë të grupit me Republikën e Çekisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit (Euro 2016), dhe që u luajt të martën në mbrëmje në qytetin Lens të Francës. Edhe globi që ndodhet mbi kullë u ndriçua me simbolin e gjysmëhënës dhe yllit që përmban flamuri turk.

Në kuadër të një fushate që zhvillohet përmes platformës së medias sociale “Twitter” përgjatë të gjithë kampionatit (Euro 2016) Kulla e Eifelit vazhdon të ndriçohet çdo ditë me ngjyrat e ekipit të vendit që ka marrë mbështetjen më të madhe nga tifozët 10 minuta pas mbarimit të ndeshjes së fundit. Kombëtarja turke vazhdon të qëndrojë në vend të parë që nga fillimi i fushatës me një mbështetje prej 21,4%. Ndërsa ndërmjet vendeve që kishin ndeshje të martën, Turqia shënoi një përkrahje në nivelin 26,8%.

Në renditjen e përgjithshme të mbështetjes që gëzon kombëtarja në këtë aktivitet sportiv Turqia ndiqet nga Anglia me 9,2%, dhe Franca me 8,1%.



Lajme të ngjashme