Hollande: Vazhdon kërcënimi i sigurisë për EURO 2016

Presidenti i Francës, François Hollande pohoi dobësinë e sigurisë në vend.

Hollande: Vazhdon kërcënimi i sigurisë për EURO 2016

Hollande bëri të ditur se në Francë, e cila do të mirëpresë Kampionatin Evropian të Futbollit (EURO 2016) vazhdon kërcënimi kundrejt sigurisë.

Në një deklaratë të bërë në për Inter Radio, Hollande tha: “Ndaj EURO 2016 ekziston kërcënimi dhe për fat të keq ky kërcënim mund të vazhdojë edhe më gjatë”.

Ai nënvizoi që për suksesin e EURO 2016, duhet sjellë në vend siguria.

“Euro 2016 do të jetë i jashtëzakonshëm. Unë vendosa që në këtë kampionat ta vazhdojmë mirëpritjen. Ne do të mobilizojmë të gjitha forcat dhe mundësitë tona që kampionati të kalojë në atmosferën e festës” tha Presidenti i Francës, François Hollande



Lajme të ngjashme