Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kupa e Amerikës 2016 - Messi i bashkohet kombëtares së Argjentinës

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ashtu si dhe shoku i tij i ekipit, Javier Mascherano, janë bashkuar të mërkurën me kombëtaren argjentinase, që po përgatitet për Kupën e Amerikës 2016 (3-26 qershor), bëri të ditur Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).

Federata theksoi në "Twitter" se Mascherano u angazhua në stërvitje, ndërsa Messi nuk është stërvitur.

Një konferencë shtypi e futbollistëve të Argjentinës është parashikuar përpara ndeshjes miqësore me Hondurasin të premten në oren 17.30, në Buenos-Ajres.

Argjentina do të presë të premten Hondurasin në qytetin San-Huan dhe me pas do të niset për në SHBA.

Argjentina bën pjesë në grupin D, bashkë me Kilin, Panamanë dhe Bolivinë.

Lajme të ngjashme