"The Independent", analizë për kombëtaren turke të futbollit

Gazeta “The Independent”, një nga institucionet mediatike më të rëndësishme në Angli, ka bërë një vlerësim të detajuar në lidhje me ekipin kombëtar të Turqisë.

"The Independent", analizë për kombëtaren turke të futbollit

Kombëtarja turke e futbollit, e cila arriti të kualifikohet në një turne të madh pas 8 vitesh nga suksesi historik i gjysmëfinales së EURO 2008-s, po tërheq mbi vete vëmendjen ndërkombëtare.

Gazeta “The Independent”, një nga institucionet mediatike më të rëndësishme në Angli, ka bërë një vlerësim të detajuar në lidhje me ekipin kombëtar të Turqisë.

“Futbollistët legjionarë kanë një rëndësi jetike për Turqinë”, theksohet në analizën e të përditshmes britanike dhe vihet në pah se futbolli turk ka fituar një gjeneratë të re mjaft të suksesshme kohët e fundit.

Po ashtu, shton “The Independent”, prania e yjeve kurbetçinj është me rol kritik në mundësinë e një suksesi surprizë të Turqisë në Kampionatin Evropian të Futbollit, “Francë 2016”.

Anglia dhe Turqia zhvilluan mbrëmë një ndeshje miqësore, pjesë e fazës përgatitore para EURO 2016-s, ku britanikët dolën fitues me rezultatin 2-1.

Harry Kane dhe Jamie Vardy, dy golashënuesit më të mirë në “Premier League” këtë sezon (respektivisht 27 dhe 26 gola), ishin autorët e dy golave për Anglinë, ndërsa Hakan Çalhanoglu shënoi golin e vetëm për Turqinë.

Megjithatë, sipas ditores britanike, nuk duhet harruar se ishin turqit ata që komanduan lojën dhe se Kane ishte rreth një metër në pozicion jashtë loje në rastin e golit të parë.



Lajme të ngjashme