Zgjedhjet për kreun e FIFA mbahen në shtator

Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA), në shtator të këtij viti do të zgjedhë pasuesin e Michel Platinit, ish-presidentit të pezulluar për shkak të skandalit të korrupsionit.

Zgjedhjet për kreun e FIFA mbahen në shtator

Disa zyrtarë, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, në mesin e të cilëve Wolfgang Niersbach dhe Allan Hansen, kanë konfirmuar se 55 federatat kombëtare më 13 dhe 14 shtator do të vendosin në Athinë për presidentin e ri të UEFA-s.

Për këtë post, janë të interesuar edhe nënkryetarët aktualë të UEFA-s, Angel Maria Villar nga Spanja dhe Michael van Praag nga Holanda si dhe Alexander Ceferin, presidenti i Federatës së Futbollit të Sllovenisë.

UEFA është pa president që nga tetori i vitit të kaluar, kur Komisioni i Etikës në FIFA pati pezulluar Platinin për tetë vjet, ndërsa më pas Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në fillim të këtij muaji uli dënimin në katër vjet duke e ndaluar të merret me aktivitete të botës së futbollit.

Platini në kuadër të hetimeve për skandalin e korrupsionit është pezulluar së bashku me ish-presidentin FIFA-s, Sepp Blatter. Që të dy janë nën hetime për pagesën e diskutueshme prej dy milion frangash zvicerane, të cilat Blatter në vitin 2011 ia kishte paguar Platinit për "punën e bërë më herët."

Platini dhe Blatter në paraqitjet e shpeshta në media i kanë mohuar këto akuza.



Lajme të ngjashme